Cikli i parë i grumbullimit të informacionit për 10 shkencëtarët që zhvilluan aktivitetin e tyre gjatë periudhës së regjimit komunist, 1945-1954, e që më pas do të shfrytëzohet për të ndërtuar një profil të tyrin mbi qasjen që patën ndaj diktaturës është ndeshur në pengesën me karakteristike të institucioneve, burokracia.

Në sitën e këtij kërkimi shkencor që kërkon të jap një këndvështrim të marrëdhënies që ish-regjimi komunist ndërtoi me intelektualët do të kalojnë 10 emra të njohur por edhe të lënë në hije qëllimisht për kontributin e tyre. Një proces që në njërin rast do të çojë në hapjen e dosjeve të disa personaliteteve që u përndoqën nga ish sigurimi i shtetit dhe në tjetrin, se si mundën ti qëndrojnë vijës politike pa dëmtuar kontributin e tyre në shkencë.

Hulumtimi në dosje dhe çdo lloj tjetër dëshmie nisur nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe zviceranëve e “Shkenca Sociale Aktive dhe të Përgjithshme” mbyllet në Tetor. Do të jetë i pari i mirëfilltë që pa asnjë mëdyshje do të shkaktojë shumë debate.

Tv Klan