Në konferencën e rradhës Ridvan Bode u shpreh se pas fitores në referendum Opozita do të vazhdojë të reflektojë gatitshmërinë e saj për bashkëpunim dhe ndërkohë do të punojë për fortësimin e strukturave të saj. Për Boden rezultati i 22 Nëntorit simbolizon fitoren e shpresës së shqiptarëve dhe për festimin e kësaj fitoreje ai ftoi kryeqytetin që të dalin të gjithë në shesh më 28 Nëntor.

Më pas Ridvan Bode denoncoi të gjitha shkeljet që po bëhen nga pushtetarët për manipulimin e rezultatit final. Ai përmendi dhe rastin e Komisionit Qëndror të Votimit ku dokumentet nuk u jepen komisionerëve të Partisë Demokratike për verifikim apo rastet e shkeljeve flagrante ne bashkitë e Shqipërisë./tvklan.al