Rivënia në skenë e dramës “Kopshti me Dallëndyshe” e autorit grek Babis Cikliropulos, ka shënuar kështu edhe thyerjen e heshtjes për skenën e Teatrit Kombëtar, e cila për disa muaj rresht ka qenë në proces restaurimi.

Publiku i kryeqytetit ka mbushur sërish sallën e këtij teatri. Vepra ka në qendër të saj pesë personazhe që në pamje të parë ngjajnë si të çmendur, por që në të vërtet ata vuajnë vetëm dramën shpirtërore të tyre.

Në prag të krishtlindjeve ata mundohet ti kurojë një psikolog, i cili  nuk arrin të kuptojë se ka edhe të çmendur që në të vërtetë nuk janë të çmendur.

Në këtë pjesë teatrore interpretojnë emra të njohur të skenës sonë si Yllka Mujo, Agim Qirjaqi, Mehdi Malkaj, Naum Shundi dhe Valbona Imami. Skenografia e kësaj drame është realizuar nga Kristo Çala.

Ajo është trajtuar në korridorin spitalit psikiatrik mbi ngjyrën e bardhë e cila siç thotë vetë regjisori Londo është edhe e ngrohtë edhe e ftohtë në të njëjtën kohë. Personazhet që ndodhen të mbyllur brenda këtyre mureve vërtetë kanë ikur nga jeta,por edhe duhet të kthehen në të. ky është mesazhi i skenografisë e cila sipas specialistëve të këtij zhanri ishte në funksion të plotë të idesë themelore të saj.

Pas shfaqjes në Tiranë këtë fundjavë “Kopshti me Dallëndyshe” do të shfaqet edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Ndërsa Teatri kombëtar do të vazhdojë me projekte të tjera në ditët në vazhdim./tvklan.al