Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Qafë Thana është gdhirë me dëborë. Trashësia e saj e paparë gjatë muajve të dimrit, arriti deri 15 centimetra. Temperatura të ulëta dhe reshje dëbore të shoqëruara me erë, kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës. Sasi të mëdha dëbore, deri 20 centimetër janë vërejtur në fshatrat Pllocë, Grabovicë të Pogradecit, Lunikë e Stërblevë, ku lëvizja e automjeteve është bërë me zinxhirë.

Ndërsa rruga Librazhd-Dibër është bllokuar dhe nuk ka pasur lëvizje të automjeteve. Shumë shkolla, lokale e shtëpi kanë filluar të ndezin zjarre për ngrohje. Megjithatë policia e Pogradecit dhe e Librazhdit ka nisur kontrollet në rrugë për të parandaluar aksidentet nga ky mot i paparashikuar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti