Ferencvaroshi i Uzunit përballet me Juventusin

Champions League rikthehet në mbrëmjen e sotme me disa sfida interesante. Juventus pret në shtëpi Ferencvarosh, aty ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni. Futbollisti i kombëtares pritet të jetë titullar teksa është ai që udhëheq hungarezët, në shpresën për të  surprizuar të zotët e shtëpisë. Ronaldo pritet të jetë në fushë nga minuta e parë, për të shënuar sërish, ashtu siç bëri në ndeshjen e fundit.

Një tjetër përballje interesante është ajo mes PSG dhe Leipzig. Francezëve iu duhet fitorja me çdo kusht, pasi janë në kuotën e tre pikëve dhe rrezikojnë kualifikimin për më tej. Përballë gjermanëve nuk do të jetë e lehtë, teksa ata i mposhtën në shtëpi ndeshjen e parë.

Në sfidat e tjera, Barcelona ka udhëtuar drejt Ukrainës ku i pret Dinamo e Kievit. Koeman nuk ka marrë Messin dhe De Jong, duke i lënë të pushojnë, edhe për faktin se blaugranat kanë marrë maksimumin deri më tani, 9 pikë të plota.

Manchester United, ka mundësinë e hakmarrjes ndaj turqve të Basaksehir që i mposhtën në ndeshjen e parë 2-1. Megjithatë, Champions përherë dhuron surpriza, të shohim se ku do të ndodhë sonte.

Tv Klan