Rikthimi i “Baywatch” rezultoi i dështuar nga analistët e kinematografisë. Sipas tyre, ky serial ishte shumë larg atij të viteve 90.

Aktori Dwayne Johnson, i cili luajti rolin e Mitch Buchanan, një vit pasi filmi u lançua, ka marrë përgjegjësinë për mos realizimin e duhur të tij.  Ai pranoi se interpretimi i aktorëve nuk ishte në nivelin e duhur.

Filmi pati nominime të shumta në “Razzie Awards”, që u  jep “çmime” prodhimeve kinematografike më të dobëta. Aktori Zac Efron, u nominua si aktori më i keq për rolin e tij në këtë film.

Edhe pse “Baywatch’ arriti të mbledhë rreth 178 milionë dollarë, kundrejt buxhetit prej 65 milionë dollarësh, rojet seksi si Pamela Anderson vështirë të zëvendësohen.

Klan Plus