Nuk ka vonuar reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas arrestimit të personit të gjashtë, Ragip Hajdinit si i dyshuar për përfshirjen në grabitjen e 6.5 milionë Eurove në Rinas në 9 Prill.

Lleshaj shkruan në rrjetin social Twitter,

“i gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt. Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit!”

Arrestimi i 50-vjeçarit nga Kosova është kryer në zonën e Shkëmbit të Kavajës gjatë një operacioni mjaft sekret. Policia ka identifikuar të arrestuarin pas deklarimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë Alkond Bengasi.

/tvklan.al