Drejt finalizmit faza e parë e projekteve me BE

Ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të shkollave të dëmtuara nga tërmeti e që u financuan nga buxheti i shtetit. Aktualisht në proces janë shkollat fondet e të cilave në formën e granteve i ka dhe Komisioni Europian.

2 prej tyre janë dhe shkolla ‘Sherif Dervishi’ në Krujë dhe ajo ‘Don Nikoll Kaçorri’ në Kamëz që janë inspektuar nga Kryeministri dhe ambasadori i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca.

Komisioni Europian e ndihmoi vendin tonë pas goditjes sizmike shkatërruese të Nëntorit 2019 duke e mbështetur me një fond prej 115 milionë eurosh, grante që u ndanë për rindërtimin e shkollave dhe objekteve të trashgëmisë kulturore.

Tv Klan