Zyrtari i FIFA-s Wenger paralajmëroi se teknologjia do të përdoret 100% në rastet e pozicioneve jashtë loje

Arsene Wenger pretendon se teknologjia VAR merr mjaft kohë në marrjen e një vendim për rastet e pozicionit jashtë loje dhe ai gjykon se procesi duhet që të përshpejtohet kur të mbahet Kupa e Botës Katar 2022.

Francezi tani mban detyrën e Shefit të Zhvillimit Global në FIFA dhe vizioni i tij është që vendimet për pozicionet jashtë loje t’i lihen në dorë teknologjisë vitin e ardhshëm, e jo një asistenti për videot.

Zyrtari i FIFA-s paralajmëron një tjetër risi, e cila do ta përmirësojë edhe më shumë futbollin.

 “Në Kupën e Botës në 2022 do të jemi shumë më të mirë në marrjen e vendimeve të shpejta. E kjo do ta ndalojë më pak lojën, sepse për këtë fajësohet sistemi VAR. Ka shumë gjasa që vendimi për pozicionin jashtë loje të automatizohet në Katar 2022. Nuk dua të flas më shumë, po ky do jetë zhvillimi i madh i radhës”.

Në vitet e fundit, teknologjia është bërë gjithnjë e më shumë pjesë në eventet më të rëndësishme të futbollit.

Përdorimi i sistemit VAR, e po ashtu teknologjia në rastet e dyshuara për gol janë bërë pjesë e sportit, e për Vengerin kjo nuk është e mjaftueshme.

Klan News