Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka befasuar sërish. Ajo prej kohësh ka shfaqur simpati për skuadrën anglezë dhe i mbështet dhe në finalen e sotme kundër Italisë.

Ora ka postuar në mediat sociale disa foto ku shfaqet totalisht e zhveshur dhe sipër ka hedhur një fanellë të “Tre luanëve”.

Këto foto janë komentuar dhe në mediat britanike, të cilat shkruajnë se “Rita Ora është zhveshur për të mbështetur kombëtaren”.

Këngëtarja me famë botërore edhe herë të tjera ka pozuar nudo dhe njihet për karakterin e saj provokues.

Kujtojmë se finalja e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë do të luhet në orën 21:00 në Londër./tvklan.al