Firmat farmaceutike: Duhen më shume leje urgjente

Teksa i gjithë globi është në luftë me kohën imunizimin e popullsisë kundër COVID-19ës përmes vaksinave, Izraeli mban trofeun për ritmet më të shpejta të këtij procesi.

Prej 19 Dhjetorit, kur nisi fushata e vaksinimit me kryeministrin Benjamin Netanyahu janë kryer rreth 2 milionë injektime, rreth ¼ e popullsisë. Ministria izraelite e shëndetësisë thotë se deri tani janë kryer mbi 70 mijë injeksione në ditë, ndërsa synimi është mbi 170 mijë të tilla.

Autoritetet izraelite po koordinohen shumë mirë me prodhuesit si Pfizer e Moderna për furnizimin me vaksina falë edhe sistemit krejtësisht dixhital shëndetësor, në të gjitha vendet e tjera ku është dhënë leja urgjente e vaksinave, ritmet janë më se të ngadalta.

2 milionë vaksina ka mundur të bëjë Britania e Madhe deri më tani, që ka një popullsi 7 herë më të madhe se Izraeli dhe që vaksinimin e  ka nisur 11 ditë para. Mbi 500 mijë vaksina janë injektime janë bërë në Itali e Gjermani. Ndërsa Franca ka numrin më të ulët që nuk e ka arritur akoma 100 mijëshin, çka ka shtuar skepticizmin e zgjedhësve për presidentin Macron në menaxhimin e situatës . Shkak nuk është infrastruktura e vaksinimit por furnizimi me doza nga firmat që kanë marrë lejen urgjente.

Ugur Sahin, kreu i firmës gjermane BioNTech, kritikoi qeveritë botërore se nuk po bëjnë sa duhet për të dhënë sa më shumë leje urgjente për firmat farmaceutike, pasi 3 apo 4 firma që i kanë tashmë këto leje, e kanë të pamundur të vaksinojnë gjithë popullsinë botërore për një kohë të shkurtër. OBSH parashikon se imunizimi i tufës nuk mund të arrihet brenda 1 viti teksa procesi do të vazhdojë edhe vitin tjetër.

Tv Klan