Dy shtetet fqinjë dhe rivale Serbia dhe Kroacia po synojnë kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Njoftimi për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak u bë temë rajonale pasi Serbia vendosi ta ndërmarë këtë iniciativë. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, pritet që të jetë tre muaj. Gjatë shërbimit ushtarak, ushtarët e ardhshëm do të marrin një pagë 700 Euro.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve në të dy vendet, nevojat aktuale të Forcave të Armatosura të Serbisë janë për rreth 10,000 rekrutë në vit, ndërsa Forcave të Armatosura të Kroacisë, do të duheshin rreth 2,600 rekrutë në vit.

Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar 2011, që atëherë vetëm ata që duan të shkojnë në ushtri paraqiten si pjesë e Forcave të Armatosura.

Rifutja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të kushtonte nga 90 deri në 130 milionë euro në vit, varësisht nëse trajnimi do të zgjaste tre apo gjashtë muaj. Sipas vlerësimeve jozyrtare ushtria serbe, ka një personel prej rreth 25 mijë personash aktualisht.

Pak vende në Evropë kanë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Vendet evropiane që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia dhe Qipro.

Klan News