Përbërësit:

200 gr fileto gici

40 gr parmixhano i grirë

30 gr majdanoz

20 gr borzilok

20 gr piper jeshil

3 thelpinj hudhër

2 dardha

1 gotë verë e bardhë

1 qepë

1 degë rozmarinë

1 domate

1 karrotë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere me ujë hedhim qepë, karrotë dhe hudhër për të përgatitur bulionin për rizoton. Marinojmë fileton e gicit me kripë, piper, rozmarinë dhe vaj ulliri dhe e mbështjellim me letër pelikul që të qëndrojë pak. Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim dardhën me dy thelpinj hudhër dhe shtojmë piper jeshil dhe orizin dhe i skuqim të gjitha bashkë. Pasi skuqen i shuajmë me verë dhe më pas shtojmë ujë dhe sërish piper jeshil. Grijmë imët borzilokun e majdanozin dhe e shtojmë në tenxhere. Pak përpara se të jetë gati rizoto shtojmë edhe pak domate dhe djath të grirë. Fileton e marinuar e pjekim në një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhër. Pasi e kemi skuqur në tigan dhe ka marrë ngjyrë e fusim në furrë. Vendosim në pjatë rizoton, dy feta dardhë dhe mbi të fileton e gicit.

/tvklan.al