Opinionisti i spektaklit Love Story në TV Klan, Robert Aliaj, e kishte nuhatur eliminimin e Redonës, e cila nuk arriti të merrte trëndafil nga Saimiri në natën e 13-të.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Aliaj është pyetur se cila nga vajzat mund të largohet.

Ai nuk ka përmendur emra, por e ka thënë me ngjyrë, duke i’u referuar ngjyrës së fustanit të vajzave.

“S’kam parë asgjë të re, fare. S’ka emocione fare, asgjë s’më emocionon”, tha ai për takimet mes vajzave dhe Saimirit.

Kë do eliminojë Saimiri?

“Është shumë e vështirë, s’jua di as emrat. Blu!”, deklaroi Roberti para se të niste ceremonia e trëndafilave./tvklan.al