Ishin nisur drejt Italisë, arrestohet skafisti nga Vlora

18 shtetas siriane, mes tyre edhe një fëmijë, janë shpëtuar nga roja bregdetare.

Alarmi SOS u dha 10 milje larg gjirit të Durrësit, pasi gomonia kishte pësuar një avari në motor.

Në ndihmë të gomones që rrezikohej të mbytej doli anija e Forcës Detare, mjete të Guardia di Financa dhe të policisë se Kufirit.

Pas një operacioni që zgjati rreth 1 orë, emigrantët u shpëtuan, ndërsa gomonia u rimorkiua drejt portit të Durrësit.

Shtetasit sirianë si dhe skafisti në gjendje të mirë shëndetësore u shoqëruan në ambientet e drejtorisë se policisë se kufirit.

Ata do të mbahen të izoluar për shkelje të paligjshme të kufirit, ndërsa mbi skafistin vlonjatë, pritet të rëndojë akuza e “trafikut të qenieve njerëzore”.

Policia dyshon se gomonia kishte për destinacion  Italinë.

Tv Klan