Një masiv shkëmbor merr emrin e grupit legjendar

“Rolling Stone” kanë ditur të lënë gjurmë në tokë me muzikën e tyre por tashmë grupi legjendar britanik “zbarkon” edhe në Mars.

Falë një iniciative të skuadrës që ka zhvilluar misionin hapësinor për eksplorimin e planetit të kuq, një formim shkëmbor ka marr emrin e tyre.

I shtyrë nga helikat e InSight teksa anija kozmike ulej në Mars për të studiuar brendësinë e tij, guri me madhësi pak më të madhe se një top golfi, është rrotulluar rreth 1 metër, lëvizja më e gjatë e një shkëmbi që është vëzhguar nga NASA në momentin e uljes.

Vetëm pak para se Rolling Stone të niste koncertin në Kaliforni, ishte aktori dhe këngëtari Robert John Doëney i cili surprizoi publikun e pranishëm me vendimin e marrë nga Nasa.

Lajmi u komentua edhe nga vetë anëtarët e Rolling Stonë që e cilësuan këtë vlerësim si mënyrën më të mrekullueshme për të festuar turneun e tyre “No Filter”.

Tv Klan