Madrilenët presin të tjera përforcime

Roma pati një paraqitje të mirë përballë Real Madrid në miqësoren e luajtur të dielën në stadiumin “Olimpico”. Pas barazimit 2 – 2 në lojën e rregullt, futbollistët e skuadrës italiane ishin më të saktë te goditjet e penalltive, duke fiuar me rezultatin 7 – 6.

Te madrilenët gaboi Marcelo, i cili goditi traversën. Megjithatë te Real Madrid duan ende të përmirësohen, pasi presin përforcime. Trajneri Zinedine Zidane la të hapur çdo mundësi deri në fund të merkatos.

“Mund të ndodhë gjithçka, kjo vlen si për Neymar dhe Pogba, por për momentin po përqendrohem te lojtarët që kam në dispozicion”.

Madrilenët kanë shfaqur probleme në miqësoret e fazës përgatitore ku kanë humbur 4 nga 7 të luajtura. Real Madrid e mbylli me fazën përgatitore dhe të shtunën e pret ndeshja e parë e kampionatit. Sfida do të luhet në fushën e Celta Vigo.

Tv Klan