Ekipi norvegjez triumfon me rezultatin 6-1

Roma pësoi një humbje të thellë këtë të enjte në Conference League. Skuadra e italiane u mund me rezultatin 6-1 nga norvegjezët e Bodo Glimt.

Asnjë ekip Mourinho-s nuk kishte pësuar me parë kaq shumë gola. Në fushë për Romën ishte edhe Kumbulla.

Barazim pa gola i Lacios me Marsejën në Europa Ligë. Në portë u aktivizua Strakosha, ndërsa Hysaj qëndroi në stol.

Napoli mundi me rezultatin 3-0 Legian e Muçit, duke i shkaktuar humbjen e parë në fazën e grupeve.

Tv Klan