Ekipi kryeqytetas duhet të paguajë 20 milionë euro

Elseid Hysaj është futbollisti i Kombëtares më i përfolur në këtë merkato. Roma është skuadra që e kërkon me ngulm për momentin.

Sipas “Gazzetta dello Sport” drejtori sportiv i verdhekuqve, Gianluca Petrachi do ta afrojë mbrojtësin te Roma dhe vetë lojtari ka dhënë pëlqimin. Me Napolin sipas kësaj të përditshme sportive duhet diskutuar formula e pagesës së 20 milionë eurove.

Largimi i Hysajt nga napolitanët pritet të ndodhë, pasi sezonin e fundit trajneri Carlo Ancelotti nuk e konsideroi si titullar të padiskutueshëm.

Elseid Hysaj kohët e fundit ishte një objektiv i Juventus dhe më pas i Atletico Madrid, por gjërat nuk shkuan mbarë në këtë drejtim. 25-vjeçari është pjesë e Serie A prej sezonit 2014-2015 kur debutoi me fanellën e Empolit.

Tv Klan