Ndahen çmimet e Globe Soccer Awards

Cristiano Ronaldo e mbylli vitin me një çmim. Portugezi meritoi për të katërtën herë radhazi vlerësimin e Globe Soccr Awards, si futbollisti më i mirë i 2019-s. Ronaldo nuk e fsheh dëshirën që të vijojë të marrë këtë çmim edhe në të ardhmen.

“Shpresoj që të vij këtu edhe vitin tjetër. Këtë vlerësim ia kushtoj familjes dhe shokëve të skuadrës”, tha ai.

Një ngushëllim për Cristiano Ronaldo që këtë vit nuk arriti të marrë Topin e Artë që shkoi për rivalin e tij të përhershëm, Lionel Messi. Menaxheri më i mirë u përzgjodh sërish Jorge Mendes.

Liverpool është skuadra e vitit, pa harruar Jurgen Klopp si trajner dhe Alisson Becker si portier. Zbulimi i 2019-s është portugezi Joao Felix i Atletico Madrid.

Drejtori më i mirë sportiv ku kandidat ishte edhe Igli Tare, u vlerësua italiani i Atletico Madrid, Andrea Berta. Globe Soccer Awards është një aktivitet i organizuar nga Shoqatat e Klubeve Europiane dhe Shoqata e Menaxherëve të Futbollit.

Tv Klan