“Nëse asgjë nuk na shpëton nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta”.

Është ky slogani që regjisori Kiço Londo ka zgjedhur për shfaqjen e parë teatrale të sezonit të ri që rikthen në skenë aktoren e njohur Roza Anagnosti :

“Oskar dhe tezja Rozë”.

Franc Bregu dhe Roza Anagnosti sjellin këtë mesazh në rolet e Oscar-it dhe tezes së tij. Gjithçka vërtitet rreth një loje që propozohet nga teze Roza për Oskar-in që vuan nga leucemia:

“Ai duhet të sillet sikur çdo ditë e jetës së tij vlen sa për 10 vjet e ai s’duhet të ketë frikë nga asgjë, as nga sëmundja e tij”.

Të shtunën dhe të dielën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental, përkrah Anagnostit dhe Bregut do të interpretojnë edhe Françeska Hysi e Juxhin Plovishti, në vepren e shkruar nga Erik Emanuel Shmit.

Tv Klan