“Unë jam shumë falenderues në këtë pjesë, për Klanin, për Love Island”, shprehet Arlindi.

Shprehja “Dashuria e vërtetë triumfon gjithmonë” merr vërtetë kuptim tek çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, në Televizionin Kombëtar Klan, të cilët jo vetëm rrëmbyen çmimin e madh por dëshmuan që çdo ndjenjë dhe betim i tyre në folezën e dashurisë, ishte reale.

Jemi mësuar t’i shohim në ishullin e dashurisë, por çifti Ueda dhe Arlind, hapi derën për të mirëpritur në shtëpinë e tyre në Gjermani, Orinda Hutën, për të rrëfyer çdo të pathënë dhe planet e të ardhmes.  

Eksperienca në “Love Island” dhe njohja me njëri-tjerin, nuk mund të përmblidhej më bukur sesa me lajmin e shtatzënisë.

Ueda Ndrecaj: E kemi përjetuar shumë bukur, sidomos fillimi kur morëm vesh që jam shtatzënë. Mezi e kam mbajtur të fshehtë edhe pse kam dashur t’ja them gjithkujt.

“Love Island Albania”, nën moderimin e Luana Vjollcës, që në edicioni e parë arriti të nxirrte një çift të vërtetë, që dashurinë e kurorzuan më fejesë në natën finale të 5 Nëntorit në studiot e Tv Klan, por edhe me fëmijë.

Patentën e formatit më të suksesshëm në botë, “Reality Dating Shoë’ për herë të parë në Ballkan e solli ekskluzivisht Tv Klan, nën emrin “Love Island Albania”, duke e realizuar me sukses këtë projekt gjigand që në sezonin e parë, i cili rrëmbeu zemrat e një publiku të madh.

Ueda dhe Arlind me nostalgji kujtojnë momentet që kanë kaluar në vilën më të famshme të dashurisë, duke e konsideruar si eksperiencën më të bukur.

Arlind Gashi: Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe unë kam ardhur për të takuar dikë aty brenda, si unë si Ueda, se e kemi diskutuar këtë gjë.

Pas eksperiencës si triumfator, kanë këshillën e duhur për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e shtëpisë së dashurisë në edicionin e dytë.

Ueda: Të jep mundësinë më taku tipa të ndryshme dhe me kuptu se kush është e mira për ty, çfarë pret ti nga një partner. Do kisha thënë që konkurrentët që aplikojnë për sezonin e dytë që të jeni vetvetja dhe ta bëjnë këtë rrugëtim më të bukur për të gjetur dashurinë.

Që pas lajmit të shtatzënisë, çifti shumë i dashur i ekranit, flasin pa doreza  në “Jo Vetëm Modë” të Orinda Hutës.

Ndërsa “Love Island Albania” bëhet gati për edicionin e dytë, për të gjithë ata që duan të gjejnë dashurinë, të fitojnë çmimin e madh, dhe të marrin zemrat e publikut në ekranin e Televizionit Klan.

Tv Klan