Sot në mbrëmje në emisionin Opinion kryeministri i Kosovës, zoti Hashim Thaçi, rrëfen për herë të parë përpara kamerave jetën e tij.

Në një emision prej dy orësh të realizuar në fshatin e lindjes së Thaçit në Burojë të Drenicës si dhe në Prishtinë me pamje nga e gjithë karriera e tij, Thaçi tregon për herë të parë fëmijërinë, familjen nga vjen, angazhimet e tij, takimin e parë me Ibrahim Rugovën në vitin 1992, hyrja në jetën ilegale, krijimin e UÇK-së në vitin 1992, aksionet e saj, kalimet e vështira të kufirit, fillimin e luftës, raportet me amerikanët, konferencën e Rambujes dhe muajt e bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Kjo është hera e parë që kryeministri i Kosovës flet për jetën e tij dhe zbulon disa detaje dhe histori të panjohura deri më sot.

Historia e jetës dhe aktivitete të Hashim Thaçit është edhe ajo e një brezi të ri në ish-Jugosllavi që në ditët e dizintegrimit të saj patëm vetëm një ëndërr, të mos jetoni si baballarët e tyre dhe të mos ishin më pjesë e Serbisë, ëndërr që u realizua përfundimisht në 17 Shkurt./tvklan.al

Gazetare: Anjeza Maja