Uji i rubinetit është shkaktar i 5% të tumoreve të fshikëzës në Evropë. Sipas publikimit të fundit mbi shëndetin, nga një studim i kryer nga Instituti Shëndetësor në Barcelonë, rezulton se elementët kimikë që gjenden në uji e pijshëm duket se janë shkaktarë për të paktën 6561 raste në vit në 26 vende të BE. Sipas studiuesve, janë një grup substancash, të quajtura Trialometane, që kanë qenë të pranishme me sasi më të larta se normat në kampionet e ujit të analizuara.

Ekspertët kanë gjetur lidhje duke i argumentuar ato me prova mes rasteve të kancerit në fshikëz dhe përdorimit të ujit. Edhe në studime të tjera të mëparshme ishte vërtetuar se këto substanca kishin rezultuar kancerogjene mbi kafshët dhe zakonisht çlirohen si nënprodukt i padëshiruar kur uji dezinfektohet dhe filtrohet nëpër impiante.

Kërkuesit e institutit spanjoll kanë analizuar të gjitha substancat kimike të pranishme në uji e pijshëm në vendet e BE, që nga vitit 2005-2018. Nivelet më të larta të këtyre substancave i kishte Qipro me 66.2 mikrogramë për një litër ujë, ndjekur nga Malta me 49.4 mikrogramë, ndërsa niveli më i ulët është matur në Danimarkë dhe Holandë me 0.2 mikrogramë.

Statistikat flasin se Qipro ka edhe numrin më të lartë të të prekurve nga kanceri i fshikëzës, ku ¼ e diagnozave lidhej me këto substanca kimike. Sipas ekspertëve, duhen marrë masa për të optimizuar trajtimin e ujit të pijshëm, në mënyrë që të reduktohet edhe kjo pasojë e rëndë tek njeriu.

Klan Plus