Një djalë i ri shqiptar është rrahur për vdekje në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Mantova në mesnatën mes të enjtes dhe të premtes së kaluar. Por shtypi italian njofton se i riu ndërroi jetë sot pas disa ditësh në spital. Viktima është identifikuar si Atilio N. 23 vjeç.

Ai dhe shoku i tij, një 35-vjeçar italian, u dhunun barbarisht me shkopinj bejsbolli nga disa persona të panjohur të cilët u kishin bërë pritë në rrugë. Nga dhuna e ushtruar mbetën të plagosur rëndë dy të rinjtë.

Për fat të keq, 23-vjeçari shqiptar ndërroi jetë sot në spital. Por edhe gjendja e 35-vjeçarit italian Frencesco Ferrari është e rëndë.

Nga hetimet e deritanishme është mësuar se të dy kishin marrë një telefonatë për të takuar dikë, teksa ishin në një lokal. Pas disa metrave, para tyre u shfaqën disa persona të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që i rrahën barbarisht.

Hetuesit janë duke kontrolluar kamerat e sigurisë për të zbardhur të gjithë dinamikën dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorët. /tvklan.al