Rritet numri i aplikimeve për rivlerësim të pronës (02 Janar 2012)

Posta

Rritet numri i aplikimeve për rivlerësim të pronës (02 Janar 2012)

15:12 02/01/2012

Mbi 8 mijë aplikime për rivlerësim, kryesisht për banesa janë bërë në zyrat e Pasurive të Paluajtshme në kryeqytet që prej datës 1 Nëntor deri në fund të Dhjetorit. Zëvëndës ministri i Financave Alfred Rushaj thotë se dyndja e madhe e qytetarëve në sportelet e hipotekës për të përftuar nga ligji i faljes, bëri që afati të shtyhet deri në fund të muajit Mars nga 31 Dhjetori i këtij viti që ishte parashikuar në ligj.

“Nuk mund të lejojmë që një pjesë e shqiptarëve mos të përfitojnë nga avantazhet e mëdhaja që ofron ky ligj, pikërisht për shkak sepse portelet e hipotekës nuk mund të procesojnë për shkak të dyndjes së kërkesave të atyre që duan të rimbursohen.”

Zëvëndës ministri i Financave sqaron përfitimet reale që kanë qytetarët kur bëjnë rivlerësim të pasurisë.

” Sot, nëse do të bësh rivlerësim, nuk do të ishte tarifa prej 10 % si diferencë të vlerës ndërmjet çmimit të sotëm dhe kohës kur është blerë por vetëm 1% e kësaj diference”

Afërisht 6 muaj më parë kur hyri në fuqi ligji i faljes, vetëm banesat janë rivlerësuar në një shumë rreth 700 milionë dollarë, ndërsa kanë përfituar mbi 15 mijë familje, shifër kjo që pritet të rritet dhe gjatë muajve në vijim./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT