Numri i pacientëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 29. Lajmi është dhënë nga autoritetet shëndetësore italiane.

Tetë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, pasi ishin infektuar nga virusi kinez.

Ndërsa numri i personave të infektuar në total në Itali nga koronavirusi ka shkuar në 1049. Sipas raportit të fundit zyrtar, 50 pacientë që ishin infektuar janë shëruar plotësisht.

Në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romagna, shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më datë 8 Mars, si pjesë e planit të masave të ndërmarra nga autoritetet italiane për të frenuar përhapjen e virusit. /tvklan.al