Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare është duke hetuar rritjen e çmimit të siguracionit të makinave me 20%, për të gjitha kategoritë e makinave. Në një njoftim të tij, ky autoritet thotë se prej datës 23 Gusht është vënë re një rritje e çmimit të sigurimit jo-jetë për automjetet.

Por ky autoritet heq përgjegjësinë nga vetja lidhur me këtë rritje, duke u shprehur se AMF nuk ka kompetencë të ndërhyjë në politikat e tarifimit të shoqërive të sigurimit dhe se këto të fundit përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit, sipas kushteve të tregut.

Nga ana tjeter AMF pranon se ndikim në shtrenjtim ka patur një vendim i saj, për të rritur nivelin e primit të rriskut për vitin 2016 siç duket nga tabela.

TABELA

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare e thotë vetë se ndër faktorët përcaktues të çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorik janë ndryshimi i primit të rrezikut, shpenzimet e ndërmarra për pagesën e dëmeve, shpenzimet e tjera operative të shoqërisë, fitimi i shoqërisë dhe aspektet fiskale.

Pikërisht një nga elementet, siç është niveli i primit të rriksut, në vitin 2016 është rritur nga AMF. Kompanitë nga ana tyre thonë se ky është një element që ka ndikuar në marrjen e vendimit për shtrenjtimin e çmimit të siguracioneve, përveç rritjes me 7%  të taksës mbi primet e sigurimeve nga 3% në 10% .

Ende AMF nuk ka nisur të implementojë sistemin Bonus-Malus, i cili rrit përgjegjësinë për personat që shkaktojnë aksidente, duke i detyruar të paguajnë prim më të lartë dhe ul tarifat e siguracionit për ata drejtues që kanë performancë të mirë.

Tv Klan