Ekonomia gjatë 9 muajve të parë të vitit që shkoi është rritur me 3.27%.

Instituti i Statistikave publikoi rritjen e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë, e cila rezultoi 3.08%. Kontributin kryesor në zgjerimin e aktivitetit ekonomik e kishin turizmi dhe ndërtimi.

INSTAT ka rishikuar me rritje dy tremujorët e parë të vitit, duke rritur me 0.6% ekonominë. 

Në një deklaratë për mediat, kreu i Financave, Arben Ahmetaj thotë se rritja për 2016 -ën do të jetë brenda parashikimeve të qeverisë.

Pritshmëritë e qeverisë në programin makroekonomik fiskal janë që ekonomia në 2016-ën të rritet me 3.4%.

Tv Klan