Dhimitër Orgocka – Regjisor/Aktor

I ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, ishte aktori dhe regjisori i njohur, Dhimitër Orgocka.

Orgocka ka vënë në skenë mbi 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ndërsa si aktor, ai numëron më shumë se 82 role në shfaqje teatrale. Ai është i njohur edhe si regjisor i një sërë shfaqjesh teatrale shumë të suksesshme, ndër to edhe ‘Kopraci’, që u vu në skenë vitin që shkoi, duke rikthyer si protagonist mikun e tij, Koço Qëndro.

Në studio, Orgocka ka rrëfyer se bashkëshortja e tij, Dhorkë Orgocka, ka 15 vite që është ndarë nga jeta dhe mendon se po të ishte ajo gjallë, jeta e tij do ishte më e bukur dhe më e lehtë.

Unë i thashë Dhorkës, gruas time, të vinte bashkë me mua në teatër. Ajo nuk e kishte me aq shumë qejf, por meqë ishim të dy bashkë, erdhi dhe ajo në teatër. Edhe punuam të dy, tërë jetë bashkë në teatër. Madje dhe shtëpinë e kishim si një pjesë të skenës. Ajo ishte gjithnjë më e mirë se unë, sepse punonte në shtëpi dhe bënte punë të tjera dhe më lejonte mua të merresha më tepër me letërsinë, artin në përgjithësi. Tani nuk e kam dhe më vjen shumë mirë që e kujtova sot, që jam tek ju. Se jam i bindur se po ta kisha atë edhe jetën do ta kisha shumë më të lehtë dhe më të mirë, më të bukur. Por meqënëse punën e kam që largohem shumë herë nga teatri dhe qyteti i Korçës, gjithnjë mendoj kur të kthehem në shtëpi, kush do të më presë them?”

Bashkëshortja e tij ka 15 vite që është ndarë nga jeta dhe Orgocka e pranon se i mungon.

Artisti i njohur është nderuar me disa çmime për shfaqjet teatrale që ka realizuar ndër vite, ndërsa në 80-vjetorin e lindjes ai u nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, nga Presidenti Bujar Nishani. Në 2007-n Pallati i Kulturës, në Maliq të Korçës ka marrë emrin e tij duke nderuar edhe njëherë tjetër figurën e artistit të njohur./tvklan.al

Blerina Braka – Këngëtare

Blerina Braka është një një këngëtare e njohur dhe e dashur për publikun. Prej më shumë se një viti, ajo është bërë nënë dhe e ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan, Blerina ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj dhe projektet e reja.

Këngëtarja është nënë e një djali që quhet Edeil dhe është 17 muajsh. Ajo ka pasur shkëputje disa mujore nga muzika, gjatë periudhës që është bërë nënë.

Shumë shpejt do inagurojë biznesin e saj të ri, në bashkëpunim me stilistin Joni Peçi që do të ketë në qendër fëmijët e vegjël, ku ofron çdo shërbim për ta, duke nisur nga pamja e jashtme e deri tek fotografitë.

Jam duke hapur një sallon bukurie për fëmijë. Aty përfshihen prerja, stilimi i flokëve, veshjet, fustanet që janë të dizenjuara nga stilisti Joni Peçi. Salloni përfshin edhe foto profesionale për fëmijë. Është bukur të merresh me fëmijët dhe ndoshta që kur u bëra vetë nënë e kuptova më mirë. Si fillim kam pasur një ide të vogël, po me mbështetjen e Jonit u ndjeva më e fortë dhe më e sigurt dhe e hodha hapin pa hezituar. Them që do dalë mirë, do ketë sukses./tvklan.al

Pas ushqimeve te renda te festave: 3 vakte te thjeshta!