Oscars 2024: “Openheimer” triumfon me 5 statuja, “Barbie” zhgënjen

Në këtë pjesë të programit do të flasim për eventin më të madh të kinematografisë, atë të ndarjes së çmimeve OSCAR (edicioni i 96) , që u mbajt mbrëmjen e djeshme, Live nga Dolby Theatre, nën moderimin e Jimmy Kimmel.

Filmi “Oppenheimer” i Christopher Nolan, u shpall filmi më i mirë i vitit, duke triumfuar me 7 statuja Oscar nga 13 kandidaturat. Gjithashtu “Poor Things” mori 3 çmime, ndërsa “Barbie”, vetëm 1. Për të folur më shumë, ne do të kemi miqtë sot në studio, për të komentuar filmat më të mirë të vitit, pse jo një sugjerim edhe për ju që nuk i keni parë ende.

Oscars 2024: Çfarë veshën yjet në tapetin e kuq?

Hëna e re në Peshk, shenjat që do të ndikohen më shumë! Meri Shehu: Këtë javë ndodhin të gjitha

Meri Shehu ishte si çdo të hënë në studion e Rudina, në Tv Klan, për të bërë parashikimin e yjeve për këtë javë të dytë të muajit Mars. Astrologia paralajmëroi një javë që do t’i prekë të gjitha shenjat dhe tha se asnjë nuk do të jetë indiferent në këtë periudhë.

“Kemi filluar me hënë të re në shenjën e Peshqve, është një hëne e re shumë domethënëse. Një cikël që mbyllet dhe hapet. Do ta përjetojnë shumë Peshqit, Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët gjatë 10 ditëshit të dytë. Një ndryshim shumë i madh në jetën e tyre. Sot është futur dhe Mërkuri në shenjën e dashit. Mërkuri ka të bëjë me komunikimin, me zgjidhjet e shpejta, me inteligjencën, ose si të themi një zgjidhje praktike të shumë situatave. Vetëm se sjell pak nervozizëm. Se në një shenjë Dashi që i kërkon gjërat shpejt, edhe Mërkuri ka një zhvillim më të shpejtë sesa zakonisht. Kështu që nervozizmi është ai që mund të mbizotërojë. Por kemi edhe afër ditën që futet në Peshk, sot në darkë, kështu që romantizmi, ndjenjat e bukura, erotike, ana ekonomike mund të rregullohet dhe të nivelohet për peshqit, për virgjëreshën, për binjakët dhe për shigjetarin. Dhe kemi pastaj në fundjavë, në këtë javë ndodhin të gjitha. Futjen e diellit në Dash, sepse kemi ditën verore dhe kemi edhe hënën e plotë në datë 25 në Peshore. Kemi shumë gjëra për të thënë dhe sado yje që t’u jap unë shenjave dhe yjeve të ndryshme aty, përsëri kjo javë vetëm statike nuk mund të jetë, ose indiferente. Pra askush nuk do ngelet indiferent në këtë periudhë. Pa diskutuar, pa komunikuar, pa u sjellë një ngjarje në jetën e tyre dhe pa bërë gjëra të rëndësishme”, tha astrologia.

Yjet për secilën shenjë të horoskopit: Dashi 3, Demi 1, Binjakët 2, Gaforrja 3, Luani 1, Virgjëresha 4, Peshorja 5, Akrepi 3, Shigjetari 4, Bricjapi 3, Ujori 3, Peshqit 2.

Meri Shehu si “Jessica Rabbit”, astrologia: Ndihem më e zgjuar…

Si çdo të hënë në studion e “Rudina” në Tv Klan ishte astrologia më e famshme dhe më e dashur, Meri Shehu. Por ndryshe nga zakonisht ajo u shfaq me një look të ri. Një moment që sigurisht u komentua nga moderatorja Rudina Magjistari e që u shoqërua me momente humori. Kjo pasi Meri tha se me flokët e kuqe “ndihej më e zgjuar”. Ndërsa Rudina Magjistari e krahasoi astrologen me personazhin e animuar, Jessica Rabbit.

Rudina Magjistari: Me flokët e kuqe këtë herë

Meri Shehu: Kemi bërë një ndryshim

Rudina Magjistari: Me siguri ke marrë shumë komplimente… Si po të duket vetja me këto flokë?

Meri Shehu: Pak më e zgjuar. Tani s’na thonë bjonde…

Rudina Magjistari: Megjithatë unë mendoj që ti maksimumin e ke me flokët bjonde dhe duhet të kthehesh bjonde.

Meri Shehu: Patjetër do kthehemi edhe bjonde avash-avash

Rudina Magjistari: Sa do t’i mbash kështu?

Meri Shehu: Nuk e di, besoj që këtë verë do ta mbaj këtë look. Të shikojmë sepse kur ndryshon një femër, ndryshon ngjyrën e flokëve, ndryshon dhe fati. Të shohim çfarë ndryshimesh të mira mund të na vijnë, akoma më për mirë. Ne mirë jemi, por akoma më për mirë. Ta bëjmë njëherë një kontroll.

Rudina Magjistari: Me këto flokët e kuqe, je bërë si Jessica Rabbit. Nuk e di a e ke parë…

Meri Shehu: Patjetër.

Rudina Magjistari: Është një person i animuar, me flokët e kuqe. Fiks si Jessica Rabbit.

/tvklan.al