“Kenga jone”/ Vedat Ademi: Shume shpejt do kthehem ne Shqiperi me familjen.

Në këtë pjesë të parë do të kemi nëpërmjet një lidhje në Skype një këngëtar shumë të dashur, që të gjithëve na ka marrë malli.

Ai prej kohësh ka ndërtuar jetën e tij në SHBA. Vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën e tij të fundit, “Kënga Jonë”dhe do ta kemi sot në një intervistë ekskluzive nga Neë York, për këngën e fundit, por edhe për jetën e re në SHBA ku prej 4 vitesh jeton bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy djemtë e tij.

Nderron jete Princi Philip, bashkeshorti i Mbretereshes Elizabeth.

Prej ditës së premte, Mbretëria e Bashkuar ka qenë në zi në nderim të Princ Filip, Dukës së Edinburgut, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, mëngjesin e së Premtes. Lajmi u dha nga Buckingham Palace. Në qershor të këtij viti, Pric Filipi, bashkëshorti i Mbretereshës Elizabeth II, do të festonte 100 vjetorin e lindjes. I lindur si princ i Greqisë dhe Danimarkës, Princ Filipi lindi në Korfuz dhe jeta e tij nuk ka qenë e lehtë para se të njihte dashurinë e tij, mbretëreshën Elizabeth II. Do të flasim më tepër rreth Princ Filipit dhe vdekjes së tij, por edhe për atë si personazh.

Nis muaji i shenjte i Ramazanit.

Në këtë pjesë të tretë do të ndalemi tek muaji i Ramazanit. Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, I cili zgjat deri më 12 Maj. Fillimi i muajit të Ramazanit ishte një tjetër arsye që çoi edhe në lehtësimin e masave anti covid, pasi që prej ditës së sotme orari I kufizimit është shtyrë në orën 22.00, gjithmonë duke mos neglizhuar masat parandaluese për përhapjen e Covid.

Do të kemi të ftuar gazetarin e njohur, Ferdinand Samarxhi, i cili prej 31 vitesh realizon programe për muajin e ramazanit.