#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Redon Makashi dhe Genti Myftaraj prezantojnë himnin e skuadrës së futbollit të Elbasanit

Mea Mata, 17-vjeçarja e famshme në TikTok

“Love”, një bibël dashurie nga autori belgo-shqiptar, Skënder Sherifi

“Nuk flasim për goca, ne flasim për burra”, Gent Myftaraj shkrin së qeshuri: I them Redonit…

Redon Makashi dhe Gent Myftaraj  ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për  të prezantuar projektin e tyre të fundit, ata kanë realizuar himnin e skuadrës së futbollit të Elbasanit. Kënga e realizuar prej tyre është një këngë mjaft e bukur dhe ritmike e cila është pritur mjaft mirë nga tifozët.

Përveç këtij projekti Redoni dhe Genti kanë folur edhe për miqësinë e tyre, e cila sipas Redon Makashit është një miqësi e tillë që sado rrallë  të takohen ata prapë ndihen sikur janë takuar  dje. Të pyetur nga Rudina Magjistari për të treguar diçka për njëri- tjetrin që nuk është thënë më parë, Redoni është shprehur se ata kur takohen, sado e pabesueshme mund të duket, kryesisht flasin për muzikë. Por përgjigjja e dhënë nga Gent Myftaraj ishte disi më ndryshe dhe ka shkaktuar të qeshura pafund…

Rudina Magjistari: Na thuaj ndonjë gjë që nuk ka lidhje me muzikën se me muzikën i dimë ne tani. Na thuaj një gjë tjetër që të na kuriozojnë më shumë.

Redon Makashi: Koha të cilën ne konsumojmë, prandaj po them nuk rrimë si dikur më përpara që të rrimë me orë të zgjatura. Thjesht ne takohemi dhe kur flasim , flasim për…muzikën. Ty të vjen çudi por për muzikën flasim.

Rudina Magjistari: Nuk e diskutoj që tema kryesore është muzika, se është normale.  Por diçka më shumë se kaq jeni ulur, keni ngrënë ndonjëherë, çfarë pjate i pëlqen, flisni për gocat me njëri-tjetrin?

Redon Makashi: Jo, jo. Nuk flasim për gocat.

Gent Myftaraj: Për gocat s’flasim.  Flasim  për burrat. Sidomos për burrat që kalojnë poshtë ballkonit të Redonit, i them shiko ky burri…

Rudina Magjistari: Hë Redon?

Gent Myftaraj: Redoni thotë, “ky është te lagjja ime”, unë i them, “ai te lagjja ime është më king” dhe kështu. Ja këto muhabete.

Rudina Magjistari: Kam përshtypjen se duhet të përqendrohesh Redon më shumë te këto tema. Se duke u marrë vetëm me profesionin dhe me këto gallata je akoma single.

“Do të marr vendin e punës”, Mea Mata tregon si ka “kërcënuar” kryebashkiakun kur ishte 8 vjeçe

Mea Mata është 17 vjeç dhe është në vitin e fundit të gjimnazit. Që në moshë shumë të vogël ka qenë e pasionuar pas make up-it dhe ka filluar të realizojë video fillimisht në Instagram që në moshën 13-vjeçare. Ajo synon që të vazhdojë studimet e larta në një nga universitetet më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në degët e biznesit ose drejtësisë.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Mea ka treguar se si nisi rrugëtimi i saj si influencuese dhe se çfarë planesh ka ajo për të ardhmen. Mes të tjerave ajo ka treguar një ngjarje shumë të veçantë, e cila tregon shumë për karakterin e saj. Që në moshën 8-vjeçare ajo ka shfaqur ambicie për t’u marrë me politikë, madje ka shkuar në zyrën e kryabashkiakut të Tiranës dhe i ka thanë se do i zëri vendin e punës.

Rudina Magjistari: Për çfarë do të vazhdosh ti më pas në shkallë të lartë, në universitet. Çfarë do kishe dëshirë?

Mea Mata: E mira e universitetit amerikan është që ka këtë opsionin “undecided”, ti aplikon dhe mund ta lësh degën të pavendosur dhe duhet ta vendosësh kur je vit i dytë dhe vit i tretë. Ideja e parë ka qenë biznes, por siç kam shkruajtur te eseja e universitetit; unë kur kam qenë 8 vjeçe kam shkuar te zyra e kryetarit të bashkisë dhe i kam thënë “unë do të marr vendin e punës”.

Rudina Magjistari: Vërtet ja ke thënë?! Kush ka qenë kryetar në atë periudhë?

Mea Mata: Lulzim Basha. Kam shkuar me plane se si të bëhej Tirana më mirë dhe një nga planet ka qenë që qentë e vaksinuar të kishin ato tegëzat e vegjël dhe kur u bë thashë inspirimin te unë e kanë marrë se ku e kanë marrë tjetër. Ndihesha shumë personazh kryesor.

Rudina Magjistari: Nuk është çudi që ta marrësh një ditë  atë  pozicion me ç’po shikoj unë. Me këto aftësi që ke, elokuente, shumë e zgjuar, e shkathët, në një të ardhme mund të angazhohesh edhe në politikë, pse jo.

Mea Mata: Më ka ndryshuar pak mendimi, por që nuk e di, ndoshta. Prandaj kam dashur t’ia lë dhe vetes pak të hapur që të shikoj pak politikën, të shikoj dhe biznesin. Gjithmonë fokusi ka qenë te biznesi, marketingu, shumicën e kohës nga media sociale./tvklan.al