Rudina – Emisioni 20 Shkurt 2020

Rudina – Emisioni 20 Shkurt 2020

20:02 20/02/2020

Herion Mustafaraj – Aktor

Herion Mustafaraj është aktor i suksesshëm. Fillimisht u bë i njohur nga roli në vegjëlli tek ‘eni ecën vet’ si protagonist. Luajti edhe në disa filma të tjerë me fëmijë dhe kur u rrit është bërë pjesë e shfaqjeve teatrale dhe disa filmave. Prej shumë vitesh jeton në SHBA, por ka qenë gjithsesi ka qenë i pranishëm në disaprojekte shqiptare. Së fundmi ka marrë pjesë në disa shfaqje teatrale ndër to: ‘S’ka burrë që tradhton gruan time’, ‘Pas vdekjes’, ‘Prapaskenat e fatit’ dhe në filmat: ‘Love’ (prodhim shqiptar) dhe ‘Killerman’ krah Liam Hemsëorth (film hollyëdian). Në gusht të këtij viti pranoi në një intervistë se është në një raport me një zonjë që e njeh prej vitesh si mikeshë dhe tashmë, gjërat kanë kaluar në një stad tjetër.

Sheila Haxhiraj – Këngëtare

Sheila Haxhiraj, ka lindur më 20 nëntor 1993 në Tiranë, është një këngëtare dhe tekstshkruese. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18 vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan. Ky çmim i rëndësishëm, i dha mundësi Sheilës të nënshkruante një kontratë me producentë si “Berman Brothers” . Në vitin 2013, Haxhiraj publikoi videoklipin e saj të parë muzikor me këngën “Veç fillimi”. Në të njëjtin vit, ajo debutoi në Kënga Magjike me këngën “Ndjej”, të cilën ajo e shkroi dhe kompozoi. 5 Maj 2017 Sheila publikoi videklipin “Dashnia” 1 Tetor 2019 publikoi videoklipin  “Gënjshtare” 20 Dhjetor 2019, publikoi videoklipin “Benz” Në15 Shkurt 2020 Sheila ka publikuar videoklipin “Mall”, I cili është relizuar në Voskopojë dhe Korcë. Xhirimi i videoklipit ka zgjatur vetëm një ditë. Muzika dhe teksti Sheila, producent Dante.

Besart Xhaferri – Drejtor i E&B Group

Më datë 22-23 shkurt 2020 “E&B Group” sjell panairin e universiteteve nga e gjithë bota në Tiranë. Një fundjavë e dedikuar vetëm për maturantët dhe studentët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre në universitetet më të dëshiruara. Për herë të parë në një panair universitetesh mundësohet edhe financimi I studimeve jashtë vendit. Revolucion në tregun e edukimit përmes E&B Loans ku ofrohen kredi me interesa shumë të ulëta. Në këtë panair po ashtu do të gjenden mundësi të arta për shkollat e gjuhës në ato vende ku më pas planifikoni të bëni studimet, psh nëse do të studiosh në Gjermani në gjermanisht mund të bësh 1 vit gjuhën dhe pastaj të ndjekësh universitetin. Po ashtu mundësi të shumta për bursa pranë të gjithë universiteteve pjesëmarrëse vetëm për ata që do të marrin pjesë në panair. Panairi do të zhvillohet në hotel Rogner dhe rekomandohet regjistrimi paraprak për të rezervuar takimin. Po në këtë panair është shanci të merrni informacionet dhe të aplikoni për Albanian Oxbridge Olympiad që mundëson bursë deri në 100% për programet A-Level.




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi