#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Do ta nisim programin sot me një të ftuar shumë interesante, ajo është këngëtare e njohur e muzikës popullore. Bëhet fjalë për Vojsava Alia, e cila së fundmi me Band-in e saj ka publikuar albumin e dytë, 9 kolazhe, në total 27 këngë duke i dhuruar publikut, një buqetë këngësh nga pothuajse gjithë trevat shqipfolëse.

E ftuar: Vojsava Alia


21 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz në botë është gjithashtu nisja e Sulltan Nevruzit, ose siç njihet ndryshe, Viti i Ri Persian. Urojmë edhe njëherë të gjithë besimtarët bektashinj të cilët festojnë festën e Sulltan Nervruzit. Gëzuar të gjithë besimtarëve bektashinj!

I ftuar: Ferdinand Samarxhi


Në këtë pjesë të tretë do të komentojmë ndeshjen e shumëpritur që do të nisë pas pak mes Kombëtares tonë dhe Kilit, që do të keni mundësi ta ndiqni në ekranin e TV KLAN, vetëm pas pak, në orën 20:45, SHQIPËRI-KILI. Është një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, (do të jetë kjo ndeshje sot dhe gjithashtu më 25 mars, Shqipëria do të luajë edhe miqësoren e dytë të këtij muaji, ndaj Suedisë). Për të folur më shumë do të jemi me komentatorin dhe gazetarin sportiv Alban Xhihani.

I ftuar: Alban Xhihani

Alban Xhihani bën parashikimin e rezultatit të ndeshjes Shqipëri-Kili dhe Shqipëri-Suedi


Shqipëria luan sonte ndeshjen miqësore me Kilin në Parma të Italisë, kurse të hënën më 25 Mars është miqësorja e radhës përballë Suedisë. Këto dy ndeshje konsiderohen të rëndësishme nga trajneri Sylvinho dhe jo si miqësore për shkak se vijnë para se të nisë Kampionati Europian, ku kombëtarja jonë merr pjesë për herë të dytë. Por cili do të jetë rezultati i këtyre dy miqësoreve? Komentatori Alban Xhihani ka bërë parashikimin e tij në studion e emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas Xhihanit, Shqipëria do të fitojë 2 me 1 përballë Kilit, kurse në Suedi do të marrë barazimin 1 me 1. Miqësoren sonte mes Shqipërisë dhe Kilit në orën 20:45 do ta ndiqni në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al