Rudina – Emisioni 26 Maj 2022




Rudina – Emisioni 26 Maj 2022

20:10 26/05/2022

Tre puthje brenda 24 orëve, gazetarja: Obobo…

Ditët intensive të finales së Conference League ishin të mbushura me plot ngjarje, aktivitete,  raportime nga gazetarët. Nga këto të fundit u bënë virale raportimet e gazetares së Klan Neës, Glidona Dacit që qëlloi edhe më me fat pasi mori tre puthje nga tifozët brenda 24 orëve teksa shpjegonte situatën nga vendet ku ndodhej. Rrjetet sociale e etiketuan si ‘gazetarja që e puthin’, ndërsa ajo vetë, shprehet për “Rudina” në  Tv Klan se kjo famë e menjëhershme i është dukur e habitshme.

Glidona Daci: Nisur edhe ndoshta nga natyra ime që unë të vij nga kronika e zezë dhe jam shumë serioze në raportim. Në momentin kur po raportoja për Blendin jam mësuar që aty jam gjithmonë stoike, serioze, koncize në çdo gjë që them. Kur ai erdhi dhe më puthi, unë ngela dhe nuk dija ç’të thoja sepse thashë “obobo çfarë u bë tani se u bë nami, po shpërndahet gjithandej dhe po komentohem gjithandej për këtë gjënë”. Ndërkohë unë kam bërë lajme shumë më të mira në fushën time dhe nuk jam komentuar kaq shumë.

Ishte shumë e sikletshme dhe u përpoqa ta kaloj në mënyrën më të mirë të mundshme sepse për mua ishte vërtet shumë siklet. Që momentet e para nuk po e mbaja dot veten sepse nuk jam mësuar të raportoj në të tilla situata. Ishte siklet i paparë.

Futbollisti Etienne Tare, ne gjurmet e babit te tij, Igli Tare

Si baba dhe si shok, Igli Tare ka një mesazh për djalin e tij

Etienne Tare është një i ri i talentuar që mban mbiemrin e një prej personaliteteve më të fuqishëm në botën e sportit italian, Igli Tares. I aktivizuar në ekipin U-19 të Lacios, Etienne dëshiron që një ditë emri i tij të jetë aq i madh sa Igli të quhet “babai i Etienne” e jo ta njohin si djalin e tij. Megjithatë, ndërsa rruga e suksesit është e gjatë dhe e mundimshme, babai i tij ka një mesazh për të birin në “Rudina” në TV Klan.

Igli Tare: E di që sot je në emisionin e Rudinës dhe thjesht doja të të jepja një mesazh si baba dhe si shok. Si baba, jam njeriu më i lumtur në botë sepse Zoti ma ka plotësuar dëshirën për të të bërë atë djalë që je, për edukatën, respektin, dashurinë që ke për familjen dhe për Shqipërinë. Si shok, do doja që të gjesh rrugën tënde në jetën tënde dhe ta mbash gjithmonë kokën lart sepse je një djalë që e meriton. Ta dish që kudo që të jem, do jem gjithmonë pranë teje. Të përqafoj dhe të puth fort.

Vrau 19 femije dhe dy mesues, masakra ne Teksas qe tronditi boten













Të ngjashme