Nis viti shkollor me sfidat e pandemise, cilat jane rregullat e reja.

Sot ka qenë një ditë  e rëndësishme për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar. Ka qenë dita e tyre e parë e shkollës ku disa nxënës këto emocione i kanë përjetuar për herë të parë, e disa të tjerë tashmë të mësuar me situatën epidemiologjike në vend, hasen përsëri me rregullat që duhet të ndiqen nëpër shkolla. Se si do të jetë ky vit mësimor, rregullat që duhet të ndiqen nëpër shkolla, problematikat që mund të hasen.

Skender Brataj flet per Variantin Delta dhe studimet e reja rreth tij.

Pas një vere të gjatë ku rastet me coronavirus ishin të paktë, duket se vjeshta ka ardhur me shifra të tjera dhe në rritje duke bërë që dhe numri i vdekjeve të jetë i lartë. Një studim I fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC), i botuar në Emerging Infetcious Diseases tregon se jo të gjithë ata që shërohen nga covid-19 janë në gjendje të zhvillojnë antitrupa të veccantë. E përpos kësaj Varianti Delta, përveç faktit se është më infektiv, është 6 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të zhvilluar nga ata persona që kanë kaluar sëmundjen Covid-19 dhe 8 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të krijuar pas vaksinimit. Rreth këtij studimi të fundit ka reaguar dhe Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj të cilin e presim në studio për të diskutuar rreth situatës epidemiologjike në vend dhe rreth këtij studimi

Filmi horror shqiptar ‘Lugina e djalit’/ Menaxheri i vipave transformohet ne “lugat.

Në këtë pjesë të tretë do të flasim për një film, I pari film horror shqiptar me metrazh të gjatë që së shpejti do të shfaqet në kinematë shqiptare. Ky film bën bashkë disa personazhe që nuk jemi mësuar ti shohim të transformuar kaq “frikshëm” më parë. Për të folur rreth këtij projekti, ftojmë në studio..