#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Iris Halili, Kristi Janku, Gazmend Leka 

Iris Halili, pedagogia avangard e letërsisë, sot një grua e suksesshme në SHBA

Receta e famshme spanjolle e ‘Churros’

“Dhe yjet rrinë e vështrojnë”/ Ekspozita më e fundit e piktorit Gazmend Leka

“Tony Blair më përqafoi”, Iris Halili rrëfen dy takimet më emocionuese të karrierës së saj

Iris Halili nisi punën pedagoge në lëndën e Letërsisë moderne, në moshën 22-vjeçare dhe la atje gjurmë për idetë e saj avangarde në letërsi. Për tre vite ajo ka qenë shefe kabineti e Presidentit Alfred Moisiu dhe  më pas ka punuar për më shumë se një vit ka punuar si këshilltare e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Brendshme. Ndërsa në vitin 2009 ajo u largua përfundimisht drejt SHBA-së ku vazhdoi sërish studimet për edukim në lidership. Së fundmi ajo ka sjellë dy libra të rinj njërin prej të cilëve  e promovoi në Panairin e 25  të librit  të mbajtur në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka treguar për dy librat e saj të  rinj. Si një njeri që ka takuar përgjatë karrierës së saj shumë liderë ajo ka treguar ka rrëfyer se një nga njerëzit që do të donte të takonte po të ishte ende gjallë do ishte Theodore Roosevelt pasi e vlerëson shumë figurën e tij historike dhe se sipas saj ai ka bërë parashikime të jashtëzakonshme. Gjithashtu ajo ka rrëfyer dy nga takimet më  emocionuese të karrierës së saj.

Rudina Magjistari: Keni takuar disa lider të tjerë.

Iris Halili: Kam takuar papa Vojtilën.

Rudina Magjistari: Si ka ndodhur ky takim?

Iris Halili: Takimi ka ndodhur, kur unë kam filluar punë në presidencë në tetor të 2022, sapo presidenti Moisiu ishte zgjedhur president dhe Papa Vojtila kërkoi një audiencë për kabinetin e presidentit dhe këtu kam qenë në takimin me Papën. Mbaj mend që në atë takim ka qenë kryeministri aktual. Ka qenë ish kryetarja, në atë  kohë nuk ishte kryetare e Parlamentit zonja Jozefina Topalli, ka qenë zonja Arta Dade, kam qenë unë dhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit Moisiu. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime dhe në atë kohë Papa Vojtila nuk  ishte shumë, i kishte filluar parkinsoni, ishte në shkallë të vështirë. Ishte jashtëzakonisht i bukur ai momenti i hyrjes për te para.

Më tej Iris Halili është ndalur në një tjetër moment shumë të rëndësishëm dhe që i ka lënë mbresa asaj, takimi i saj me ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Iris Halili: Këtu jam me Tony Blair. Këtu jemi në Samitin e NATO-s në 2004 në Stamboll. Ishte një njeri jashtëzakonisht i qeshur. “Delegacioni shqiptar”, tha e më mori më përqafoi. Unë e kam dashur shumë, e kam ndjekur politikën e tij dhe më ka pëlqyer./tvklan.al