Prej disa kohës doli lajmi se aktori me origjinë shqiptare Can Yaman është në një lidhje dashurie me prezantuesen italiane Diletta Leotta. Can i cili është bërë aktori më i komentuar në Turqi dhe në botë për serialet e tij të suksesshme, ka udhëtuar shpesh herë drejt Italisë dhe kjo gjë i shtoi më tepër dyshimet për një lidhje të mundshme.

Pas komenteve të shumta, aktori e ka bërë vetë publike lidhjen e tyre duke publikuar një foto me Dilettënnë rrjetet sociale. Mesa duket lidhja e tyre qenka më serioze sesa e mendonim sepse Can së fundmi i ka prezantuar për martesë Dilettës.

Propozimi i tij ishte mjaft i veçantë, ku ka preferuar ta pyesë prezantuesen nëse do martohej me të nga qielli.

“Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhet në pamjet e publikuara në rrjetet sociale. /tvklan.al