Adele është shprehur se dëshiron të ketë një fëmijë me bashkëshortin Rich Paul pasi të ketë përfunduar me shfaqjet në Las Vegas. Teksa bisedonte me publikun, tha:

“Pasi të mbaroj me detyrimet dhe shfaqjet e mia, dua të bëj një fëmijë. Dua një vajzë sepse djalin e kam. Ndiej sikur ajo do të jetë njeriu që dotë dua më së shumti në botë, por ndoshta edhe do ta urrej, kështu ndiej se do të ndodhë. Ajo do të më tregojë vendin gjithë kohës, apo jo?”

Adele është nënë e një djali, Angelo nga martesa e mëparshme me Simon Konecki.

Gjatë një performance në Las Vegas në 2023, ajo shprehu mirënjohje për nënën e ndjerë të partnerit të saj ndërsa u ngjit në podium për të marrë një çmim.

“Dua të falenderoj Minerva Martin. Faleminderit që ke rritur një djalë të mirë që nuk mendon se fuqia e një gruaje zhbën të tijën. Ky është një burrë i denjë. Faleminderit”.

Sa i përket martesës, duket se ka patur një të tillë në fshehtësi pasi e vetmja gjë që Adele ka zbuluar është unaza si dhe i referohet vazhdimisht atij si “bashkëshort”./tvklan.al