Hailie Jade, vajza e Eminem dhe ish-gruas së tij, Kim Scott është martuar këtë fundjavë. Ceremonia u mbajt në Greencrest Manor në Battle Creek, Miçigan. Hailie dhe Evan McClintock, të cilët janë njohur në Universitetin e Miçiganit në 2016, shkëmbyen betimet në prani të familjarëve dhe miqve të afërt.

Dasma ishte modeste, por elegante dhe momenti më i veçanë ishte vallëzimi babë e bijë. Eminem i zëvendësoi veshjet e gjera me një kostum elegant dhe syze.

Në një postim në rrjetet sociale, 28-vjeçarja ndau edhe ndjesitë e saj pas dasmës.

“Këtë javë jam zgjuar si bashkëshorte. S’mund të kishim kërkuar një dasmë më të bukur, më të mahnitshme. U derdhën shumë lot gëzimi, pati shumë buzëqeshje e të qeshura dhe u ndie shumë dashuri. Evan dhe unë jemi shumë mirënjohës për të gjithë familjarët dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për t’u bërë pjesë e një kapitulli të ri në jetën tonë si burrë e grua”.

Vitin e shkuar, Eminem ishte gjithashtu i pranishëm në dasmën e vajzës tjetër të tij, Alaina Scott./tvklan.al