Sulmuesi shqiptar pati raste shënimi me ekipin e Bolivar

Armando Sadiku debutoi në Copa Libertadores duke u bërë shqiptari i parë që luan në trofeun më të rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut. Ai u përfshi në lojë si zëvendësues në minutën e 69’ në suksesin 5-0 të Bolivar ndaj Montevideo Wanderers të Uruguajit.

Sadiku pati edhe dy mundësi shënimi ku njëra prej goditjeve preku shtyllën. Ky sukses e kualifikoi në turin e tretë të Libertadores ekipin nga Bolivia që në të kaluarën ka mbërritur deri në gjysmëfinalen e këtij turneu. Armando Sadiku firmosi në fund të janarit me Bolivar, një lëvizje që befasoi të gjithë.

Tv Klan