Ka nisur tashmë nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, mes emocionesh, surprizash dhe të papriturash.

Protagonisti i këtij show, Saimiri ka treguar se gjëja më e bukur e kësaj jave ishte takimi në disko me të gjitha konkurrentet, ku ai pati mundësi të kërcente me të gjitha.

“Gjëja më e bukur ishte takimi kolektiv që kishin se patëm një mbrëmje latine më kërcime. Vajzat më bënë që të kërceja më të gjitha nga pak. Kaluam shumë bukur”, ka thënë ai.

Ndërkohë 33-vjeçari është shprehur se ka marrë edhe një ofertë nga një regjisor turk i cili i ka propozuar për rolin kryesor në një telenovelë.

“Unë nuk e tradhtoj Shqipërinë”, ka theksuar Saimiri.

Ai ka zhvilluar dy takime të gjata, me Enxhëllin dhe Suelën, si edhe disa takime të shkurtra me vajzat e tjera në disko./tvklan.al