Protagonisti i spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri, ka folur për emocionet e natës së dytë të këtij ‘reality dating show’.

Ai është ndalur pak tek dy konkurrentet që eliminoi, Klean dhe Julin, teksa ka dhënë edhe argumentin përse ka vendosur mos t’u dhurojë trëndafil dy vajzave.

I pyetur në programin “Daily Love Story” nëse ishte çështje kimie apo karakteri, 33-vjeçari është shprehur se këto janë rregullat e spektaklit dhe atij i duhet të marrë  një vendim të tillë.

“Klea dhe Juli janë dy vajza shumë të mira por kështu janë rregullat dhe unë çdo javë edhe pse më vjen keq, duhet t’i eleminoj dy nga vajzat. Nuk ishte le të themi ajo kimia që në fillim që më tërhoqi shumë edhe… ishte një kohë shumë e shkurtër që unë duhet të merrja një vendim. Këtë javë e mora për këto të dyja, javës tjetër të shohim”, ka thënë Saimiri.

Më tej ai ka folur edhe për takimet me binjaket dhe Vivien, për të cilat shprehet se është i kënaqur.

“Unë me të dy takimet isha i kënaqur. Binjaket i zgjodha vetë ashtu, që nëpërmjet zërit të arrij të kuptoj cila përshtatet, ndoshta herë tjetër dal vetëm me njërën nga të dyja.

Edhe me Vivin ishte një takim shumë emocional dhe kaluam bukur bashkë. Ndoshta e përsërisim në të ardhmen por dua t’ju jap dhe vajzave të tjera një shans për t’i njohur nga afër”, ka theksuar Saimiri.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al