“Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit dhe kryebashkiakët e PD nuk do të largohen nga zyra pasi këto zgjedhje janë nul”. Kështu deklaroi ish deputeti i PD, Ervin Salianji për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

“Ne thamë që nuk do ketë zgjedhje dhe zgjedhje në Shqipëri nuk ka. Marrim një arbitër që nuk është as i PD, as i PS. Madje një arbitër i cili mund të duket sikur është i anatemuar nga ana e opozitës. Marrim organizatën më të specializuar për zgjedhjet që është ODHIR. Doni t’ia u lexoj? Zgjedhjet nuk i ka certifikuar.  Zgjedhjet kush i certifikon Edi Rama? Zgjedhjet janë nul, nuk janë certifikuar. Produkti është i qartë, Rama është refuzuar në 85% të kësaj.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se kush do e administrojë vendin dhe qytetarët nga data 12 Gusht, Salianji tha se do e administrojnë kryetarët e bashkive të zgjedhur sipas zgjedhjeve normale.

 “Do e administrojnë kryetarë bashkish të zgjedhur me vota sipas zgjedhjeve normale. Nuk e di, kur të dalin kandidatët dhe të ketë zgjedhje do e themi. Pas 12 Gushtit do jenë këta që janë sot. Për ne nuk ka zgjedhje. Nëse nesër mblidhet Lulzim Basha me kryesinë, siç është mbledhur PS, me komisionin tonë të zgjedhjeve dhe do themi shpallim datën 14 Korrik për zgjedhje dhe Lulzim Basha firmos për të hyrë kryetar bashkie në 61 bashki, 61 kandidatë. Këto janë zgjedhje partiake të zhvilluara nga PS, këto janë si kryetar degësh. Bashkitë do i administrojnë kryetarët e bashkive që kanë dalin vota e lirë. Këta që janë, nëse bën rokadë PS tek kryebashkiakët e vet, është puna e saj. Aty ku është opozita nuk ka si të dalin pa zgjedhje. Si do dalim me dhunë?”

Ndërsa ministri  i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi tha se nuk ka ndërmend të komentojë mbi deklaratën e Salianjit, tç cilën e quajti si “deklaratë kalamanjsh”.

“Nuk kam ndërmend të komentoj deklarata kalamajsh dhe biseda të tilla. Ajo që mund të them është se kryetarët e zgjedhur të bashkive do jenë në zyrë, pasi të përfundojë procesi”./tvklan.al