Sugjerohen ngjyra të qeta dhe stil komod

Sandalet janë aksesori më i pëlqyer i stinës së Verës. Por ato të sheshta janë domosdoshmëri për përditshmërinë,  ngjitjet në mal apo aventura të tjera të pushimeve.

Në pasarelat e koleksioneve Pranverë-Verë 2020 u prezantuan shumë modele, ku përveç komoditetit bie në sy stili.

Edhe pse pa taka, sandalet e këtij viti janë super femërore.

Nuk mungojnë ngjyrat, fantazitë në dizajn, teksa në orët e para të ditës këshillohen ngjyrat e qeta, përfshirë edhe ato të arit dhe argjendit.

Sandalet kanë një kusht të vetëm, thonj të lyer dhe këmbë të trajtuara.

Tv Klan