“Pallati176” është një nga komeditë më ikonike shqiptare, batutat e të cilit dihen përmendësh nga thuajse kushdo. “Thuajse kushdo” sepse një nga protagonistet e tij, e cila luante në rolin e Elsës, Eva Alikaj nuk e kishte parë kurrë komedinë. Siç shpjegon aktorja në “Rudina” në Tv Klan, ka arritur ta shohë komedinë e plotë vetëm pak ditë më parë.

Eva Alikaj: Të të tregoj edhe një sekret tjetër? jo sekret, por është  herë e parë  ethënë. Para se të vija këtu,  më rregulloi djali  Youtube-n dhe ishte “Pallati 176”. Unë s’e kam parë me thënë të drejtën sepse ne nuk i shohim, kur bëhet, del nga ne e merr… e kam parë fragmente-fragmente, e pashë të gjithën.

Rudina Magjistari: Asnjëherë s’e ke parë?

Eva Alikaj: Asnjëherë s’e kam parë të plotë.

Rudina Magjistari: Jo s’e besoj dot këtë! Nuk dua ta besoj! E pamundur! Si ka mundësi?! Ne shqiptarët e dimë përmendësh të gjithën, të gjitha batutat,  imajgino sa herë e kemi parë!

Eva Alikaj: Kur kaloj televizorin, del Eva, një herë në 2-3  ditë dal unë.  I them “Eva, më fal por kam punë tani.  më fal Eva”.

Rudina Magjistari: Ne 17 majin e kemi kthyer në festë kombëtare!

Eva Alikaj: E di! Ose afrohem aty dhe kam mamin para, “e shkreta goca”, i them unë, “sa e mirë goca!”

Eva vlerësoi gjithashtu performancën e të gjithë kastit të “Pallatit 176”. Sa i përket realizimit të rolit të saj, aktorja tha se veç batutës “po ju të dy që jeni fejuar?”, që mendon se mund të ishte realizuar më mirë, është shumë e kënaqur me çfarë ka arritur. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, Elsa e “Pallatit 176” i ka rezistuar kohës./tvklan.al