Rikthimi te flokët e errët i Eva Alikajt na kujton imazhin e saj në filmat e dikurshëm që e kemi parë të gjithë. Në hyrjen e saj në programin “Rudina” në Tv Klan, aktorja shkëlqeu me pamjen e saj të kuruar, buzëqeshjen rrëzëllitëse që nuk i zbehet nga fytyra, por nuk paska vetëm kaq.

E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari për sekretin e freskisë së saj të përhershme, Eva tha se është gjenetike, por edhe një ndërhyrje estetike. Këtë të fundit, për shkak të një problemi teknik me mikrofonin nuk u dëgjua shumë qartë, por aktorja e pranoi pa asnjë kompleks.

Rudina Magjistari: Gjithmonë në super formë, gjithmonë shumë e freskët. Nga buron? Cili është sekreti i pamjes tënde, i ‘look’-ut tënd, i formës tënde të shkëqyer?

Eva Alikaj: E para njëherë, është gjenetike.

Rudina Magjistari: Po, besoj që patjetër ka efektin e vet.

Eva Alikaj: E dyta, kam bërë një ndërhyrje estetike.

Rudina Magjistari: Ke bërë një ndërhyrje estetike! Prit ta dëgjojmë mirë këtë pjesën se më thonë që mikrofoni yt… ta rregullojmë pak…

Eva Alikaj: Po mirë se mbase s’është dëgjuar.

Rudina Magjistari: Jo, jo do ta themi ne tani se Eva do të na thotë një sekret më duket.

Eva Alikaj: Jo, kaq.

Pas rregullimit të mikrofonit, Magjistari iu rikthye pyetjes dhe Eva iu përgjigj me dozën e saj të zakonshme të sinqeritetit duke ndarë detajet.

Rudina Magjistari: Ku e ke bërë ndërhyrjen estetike, bjeri shkurt!

Eva Alikaj: S’kam bërë, nuk kam bërë…

Rudina Magjistari: Tani unë do të përpiqem ta gjej se Eva e tha, mos kujto se s’është dëgjuar, të jesh e sigurt.

Eva Alikaj: Jo, jo e di. Unë s’dua ta them më.

Rudina Magjistari: Çfarë ke bërë ti unë nuk arrij ta kuptoj se ti prakitkisht je ajo që ke qenë gjithmonë…

Eva Alikaj: Ja meqë do ta dish, kam bërë diçka. Vetëm pak rrudhat janë tërhequr dhe pak këtu te qafa, kjo është bërë. Unë nuk dau të ndryshohem sepse dua të jem vetvetja,  por moshën e kam për të bërë këto gjëra, edhe si një artiste, kaq./tvklan.al