Të shkosh në shtrat me më shumë se 20 femra gjatë gjithë jetës ndihmon meshkujt të mos preken nga kanceri i prostatës.
Ky është rezultati i një studimi që vjen nga Universiteti i Montrealit në Kanada dhe një lajm i mirë për të gjithë kazanovat në botë.
Tudimi thotë se nëse meshkujt shkojnë në shtrat me më shumë se 20 femra janë 28% më pak të predispozuar të preken nga kanceri i prostatës dhe 19% më pak të predispozuar të preken nga çdo lloj kanceri tjetër.
Në studimin kanadez raportohet se nuk mund të thuhet e njëjta gjë për meshkujt homoseksualë edhe nëse ata i ndryshojnë partnerët e tyre.
Ndërsa për meshkujt e virgjër studimi thotë se janë dyfish të rrezikuar të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që kanë eksperienca seksuale.
tvklan.al