Policia e Tropojës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Degaj 1”, duke sekuestruar 12 kilogramë kanabis, ndërsa poseduesi i saj ka arritur të largohet.

Droga u gjet në aksin rrugor Sopot – Qafë – Morinë, në vendin e quajtur “Ura e Sopotit”. Ajo ishte futur në një thes plastik të mbështjellë me natriban.

Për shkak të errësirës poseduesi i lëndës narkotike mësohet sa ka mundur të largohet.

Policia vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./tvklan.al